Duke komentuar sulmin terrorist ndaj kanalit Ibër – Lepencit, avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka drejtuar kritika ndaj autoriteteve më të larta të Serbisë. Ai ka shkruar se pas sulmit të ri terrorist në Kosovë, duhet të kujtohet se përgjegjësi kryesor për sulmin e Banjskës, Milan Radojçiqi, ndodhet i lirë dhe i mbrojtur nga Serbia. “Ndalimi i Vuçiqit për arrestimin e Milan Radojiçiqit për sulmin në Banjska në vitin 2023 ishte dhe është mesazh i hapur për të gjithë: ‘Për çdo sulm që do të bëni në Kosovë, Serbia do t’ju japë imunitet. Nëse del se një nga serbët ka kryer një devijim terrorist të kanalit të furnizimit të termocentralit në Kosovë, liria e Radoiçiqit do të jetë ajo që do të shkruajë mbi kokën e presidentit të Serbisë: ‘Unë jam fajtor’ ”, ka shkruar mes tjerash avokati, Çedomir Stojkoviq, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj autoriteteve të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …