Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka pyetur trupin gjykues ku janë pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe historia e Shtëpisë së Verdhë, e cila ishte e rëndësishme për krijimin e kësaj gjykate. Ato pretendime jo vetëm që ishin një njollë por kjo edhe e krijoi këtë gjykatë që thuhet se është e Kosovës, por unë këtë nuk po e shoh dhe kjo nuk është e tillë. Thaçi e dinte se ato ishin gjepura dhe në fillim pranoi këtë gjykatë. Asgjë në këtë akuzë nuk flet për inkriminimin e Hashim Thaçit, ka thënë avokati, i cili ka çmuar aktivitetin e tij në kohën e luftës dhe të paqes në Kosovë. Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate, ka pyetur avokati Huper. Ai ka bërë me dije se do të kërkojë nga Gjykata Speciale që ta lirojnë përkohësisht Hashim Thaçin nga paraburgimi.
