Tomë Gashi

Avokati Gashi: EULEX-i po vepron në mënyrë selektive ndaj ish-deputetit, Azem Syla

Një prokuror i EULEX-it ka kërkuar nga gjyqtari i rastit që t’i vazhdohet masa e paraburgimit ish-deputetit, Azem Syla dhe shtatë të tjerëve edhe për 4 muaj. Prokuroria e ka arrestuar kërkesën e saj me pretekstin se ende ekziston rreziku i ikjes, pengimit të procedurës penale si dhe i përsëritjes së veprës penale. Avokati, Tomë Gashi ka bërë me dije se mbrojtja e Sylës do ta kundërshtojë këtë kërkesë, ngase vazhdimi i paraburgimit ndaj Azem Sylës mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij dhe jo masë ligjore për zhvillimin e papenguar të hetimeve në këtë çështje penale. “Është pak sa e pakuptueshme dhe juridikisht e paarsyeshme që Prokurori të kërkoj vazhdimin e paraburgimit për 8 të dyshuar, ndërsa hetimet në këtë çështje janë duke u zhvilluar për 52 persona.  Si është e mundur që Prokurori ti hetoj të gjithë për vepren penale të krimit të organizuar dhe të lejoj që 44 të dyshuar të mbrohen në liri pa asnjë masë kufizuese dhe 8 të tjerë të qëndrojnë në paraburgim. Nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar, atëherë ligji do të duhej të vlente për të gjithë njejtë, e jo ligji të përdoret në mënyrë selektive”, ka thënë avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …