Avokati i Bashkim Smakaj ka thënë se klienti i tij është arrestuar dhe paraburgosur në mënyrë të paligjshme

Avokati i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj ka thënë se klienti i tij është arrestuar dhe paraburgosur në mënyrë të paligjshme. Ai ka shtuar më tutje se klienti i tij, Bashkim Smakaj ka qenë subjekt i një kërkimi më 30 shtator, më shumë sesa përpara një viti kur I janë sekuestruar një mori sendesh, por ai s’ishte arrestuar dhe s’e ka ndryshuar adresën që prej atëherë. “Është baba i katër fëmijëve: tre prej fëmijëve jetojnë ende në shtëpinë e tij dhe janë fëmijë të vegjël, 17, 11 dhe 8 vjeç dhe bashkëshortja punon me kohë të plotë dhe për rrjedhojë klienti im është personi që kujdeset për fëmijët më të vegjël në moshë. Kjo është e rëndësishme sepse nuk kanë askënd që të kujdeset për fëmijët aktualisht. Është arrestuar në mënyrë të beftë, pa e ditur, dhe kjo është e pajustifikuar” ka theksuar mes tjerash avokati i Bashkim Smakajt.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, përmbyllën fushatën zgjedhore në Prizren

PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025

PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …