Avokati i Britanisë së Madhe, Ben Emmerson, nuk po i ndalë përpjekjet e tij për lirimin e përkohshëm të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili po të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, prej nëntorit të vitit 202o ndërkohë që ka kaluar një vit e gjysmë që nga arrestimi i krerëve të UÇK-së dhe gjykimi ende nuk ka filluar. Mbrojtja e Veselit ka kërkuar nga Gjykata Supreme, e cila funksionin brenda Gjykatës Speciale në Hagë që ta urdhërojë lirimin e përkohshëm të tij, ndërsa ka vlerësuar se praktikat e deritashme lidhur me këtë çështje të treguara nga Gjykata janë alarmante. Emmersoni ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të mos lejuar lirimin e përkohshëm të Veselit, dhe të njëjtën gjë ia ka kërkuar edhe Gjykatës Supreme, pasi sipas tij, paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë bërë shkelje dhe gabime në vendimet e tyre. Emmerson ka ftuar Kolegjin e Gjykatës Supreme të deklarojë se paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë gabuar duke konsideruar se asnjë masë tjetër alternative, përfshirë mundësinë e arrestit shtëpiak në kushte ekstreme, nuk është e mjaftueshme për të zbutur rrezikun e pengimit. “Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Megjithatë, praktika e Dhomave të Specializuara tregon krejt të kundërtën”, ka saktësuar avokati, Ben Emmerson.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …