Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për medie në të cilën ka shpalosur disa detaje të reja për hetimet në rastin e Astrit Deharit. Gashi ka thënë se është paraqitur një person tjetër që ka njohuri siç tha ai të jashtëzakonshme për rastin Dehari. “Ai ka deklaruar, po ashtu ka qenë jashtëzakonisht i frikësuar që ka pas gjëra jo të zakonshme”, ka thënë Gashi. Po ashtu, Gashi ka thënë se është paraqitur edhe një avokat që ka qenë prezent në ditën kritike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Avokati Gashi ka akuzuar prokurorinë se ka mbajtur të fshehtë se dy javë më parë është bërë një rikonstruim i vendit në të cilin sipas Gashit është vrarë Dehari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …