Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, sot të Hagë, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale për mënyrën e tërthortë të paraqitjes së ngjarjeve në aktakuzë në çështjen kundër krerëve të UÇK-së. Vërehet një mungesë fokusi nga prokuroria për mënyrën se si çështja është paraqitur. E pranoj faktin që vendimi i trupit gjykues për t’ia lërë prokurorisë për të vendosur për çështjen e vet, por ju e ngritët çështjen se paraqitja e provave në mënyrë rastësore, s’do t’i ndihmojë ata, ka saktësuar Emmerson. Ai ka thënë se mbrojtja është e penguar nga prokuroria për të bërë pyetje në gjykim, pasi që ka shumë materiale të redaktuara të intervistave të dëshmitarëve. Ne duhet ta njohim një zonë të madhe për të cilin flasin dëshmitarët. Është një sfidë shumë e përbërë. Ne jemi të penguar për të bërë pyetjet. Premisa bazë është që Prokuroria të zgjedhë se si ta organizojë çështjen, por pasojat që do të kemi. S’ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë. Ky është një problem i madh dhe i dukshëm. Gjykimi nëse do të jetë i gjatë do të jetë në dëm të të akuzuarve që rrinë në burg, dy vite e më shumë para se të fillojë gjykimi. Njëra nga gjërat që mund të bëni ju, është të përdorni diskrecionin për të bërë këtë gjë. Tejzgjatja është në dëm të drejtësisë dhe të akuzuarve. Emmersoni ka paraqitur edhe paradoksin e madh, ku për çështjen penale kundër kriminelit, Sllobdan Millosheviq, ishin dashur 360 orë, derisa për rastin kundër krerëve të UÇK-së, po kërkohet dyfishi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …