Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar për shkak të frikës se mund të përballen me një gjykim, pasi veprimet e tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale. Sipas avokatit Ben Emmerson gjatë këtij gjykimi do të paraqitet një panoramë e ndërlikuar e një periudhe kaotike, për shkak të distancës kohore prej kur ka ndodhur lufta e deri te nisja e gjykimit. “Ngjarjet të cilat ju do t’i shihni kanë ndodhur thuajse para 25 vjetësh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen. Emmerson tha se situata ndërlikohet edhe më shumë për shkak të propagandës së luftës, e cila është përdorur nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …