Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, replikon ashpër me gjyqtarët e Gjykatës Speciale, kundërshton pyetjet tendecioze

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, replikon ashpër me gjyqtarët e Gjykatës Speciale, kundërshton pyetjet tendecioze

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Gjykatës Speciale. Ai pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës. Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, përfshirë edhe gjyqtarët. Në rastin e sotëm u cenua kundërshtimi im për pyetjet e bëra nga gjyqtarët, dhe duhet të ketë një vendim. Gjyqtari Metro më dha urdhër të ulesha dhe kundërshtimi im është hequr nga transkripti, sepse po flisnim në të njëjtën kohë, sqaroi Emmerson. Nuk dua që të degjenerohet situata, por të kemi proces të qartë. Nëse gjyqtarët janë të përgatitur për kundër-pyetje, e pamë që kjo e orientoi në mënyrë të gabuar dëshmitarin, doli jashtë kontekstit. Është detyrim imi profesional ta kundërshtoj. Dhe nëse trupi gjykues mendon se nuk duhet ta bëjë, duhet të merrni  vendim për këtë, tha avokat i Kadri Veselit. Ben  Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …