Avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin Sokol Bashota. Ai tha se trupi gjykues po përpiqet që të dal në përfundim se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive dhe kjo është e ngjashme me qëndrimin e Zyrës së prokurorit lidhur me insistimin e Gjykatës për ‘Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’. Kundërshtimin e kam në lidhje me pisën aktuale të pyetjeve që po bëni që sipas nesh ju po përpiqeni të dilni me përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive, Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Shtabin e Përgjithshëm. Kjo është e ngjashme me qëndrimin që po mban prokuroria kur flet për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Kjo është një prej arsyeve që po kundërshtojmë ne, pikërisht mënyra se si po i bëni pyetjet, tha Dikson. Sipas tij, pyetjet e gjyqtarit janë sugjestionuese dhe orientuese. Dixon e luti gjyqtarin që të mos bëjë pyetjet në këtë formë pasi sipas tij duket se tashmë kanë dal me një qëndrim.