Avokati i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, i ka dorëzuar gjykatësit paraprak parashtresat e mbrojtjes për rishikimin e dytë të paraburgimit. Sipas avokatit me të gjitha rrethanat i akuzuari mund të lirohet në mënyrë të duhur dhe nëse Gjykata e gjykon të përshtatshme, lirimi mund të bëhet me kushtet që pasaporta e tij dorëzohet dhe i njëjti nuk e lë Kosovën, se banon në adresën e tij të dhënë dhe nuk e ndryshon të njëjtën pa lejen e gjykatës, çdo pajisje elektronike e përdorur për komunikim regjistrohet në gjykatë, se raporton në një stacion policor lokal në një frekuencë që do të përcaktohet. Përmes kësaj shkrese, mbrojtja e Haradinaj ka kërkuar që të rishikohet vendimi paraprak i gjykatësit të procedurës paraprake e që paraburgimi të ndërpritet dhe i njëjti të lejohet të kthehet në shtëpi për të pritur gjyqin dhe që masat e duhura sipas të ligjit të merren parasysh nëse është e nevojshme. Nasim Haradinaj bashkë me kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …