Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale do të bëhet pjesë e politikës. Avokati i njohur për mbrojtjen e eprorëve dhe lutëtarëve të UÇK-së, iu ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të marrin pjesë në protestën e 9 janarit, për të cilën shpreson të jetë e qetë dhe e padhunshme Avokati po ashtu thotë se ka vendosur t’i hyjë politikës, por këtë do ta bëjë pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale.
Gashi pranoi se ka simpati për ish-kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që sipas tij, ai asht i vetmi që mund t’i çojë proceset përpara.