Avokati i Pjetër Shalës, Muhamed Hedi Auini ka thënë se shumë persona fillimisht kishin pranuar të takoheshin, pastaj refuzonin

Avokati i Pjetër Shalës,  ka deklaruar se në kohën  derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij. Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Muhamed Hedi Auini ka deklaruar se  shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar. Sa herë që ne kemi organizuar takime jo formale duke i pyetur ata për gjërat që dinë dhe nuk dinë, e kemi konstatuar se kur nuk kemi mbajtur shënime kjo na ka bërë që të kishim mundësi të takoheshim edhe herë të tjerë me këta individë dhe që ata të mund të na ndihmonin me dëshmitë, me provat dhe me përvojën e tyre. Kjo është arsyeja se nuk kemi mbajtur shënime, ka thënë avokati para trupit gjykues. Konferenca përgatitore për mbrojtjen po mbahet pasi Zyra e Prokurorit dhe avokati i viktimave kanë përfunduar paraqitjen e provave kundër Pjetër Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …