Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Avokati i Pjetër Shalës, në Gjykatën Speciale, ka ushtruar ankesë kundër urdhrit për zhdëmtim 280 mijë euro që iu dha më 29 nëntor 2024

Avokati i Pjetër Shalës,  në Gjykatën  Speciale ka ushtruar ankesë  kundër urdhrit për zhdëmtim që iu dha më 29 nëntor 2024, i cili e detyronte tç dënuarin të paguante 208 mijë euro për ‘viktimat’. Duke u bazuar në pesë pika kryesore, Shala kërkon që Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër kësaj mase derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin e tij me 18 vjet burg për krime lufte. Në të kundërtën, ai kërkon që masa e zhdëmtimit të anulohet dhe të kthehet për rishqyrtim nga një trup gjykues tjetër. Sipas mbrojtjes së tij, trupi gjykues ka gabuar duke e mbajtur përgjegjës për dëme që nuk janë shkaktuar nga veprimet ose mosveprimet e tij. Po ashtu, mbrojtja pretendon se dëmshpërblimi është caktuar mbi supozime dhe jo mbi prova konkrete, duke shkelur të drejtat e tij për një proces të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familje gjatë një tubimi elektoral, në Lypjan, deklaroi se angazhimi për familjen është përfitim për të ardhmen

Një tubim madhështor që u mbajt në Lipjan,  Koalicioni për Familje bashkoi qytetarë për të …