Avokati i Popullit tashmë e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagat. Avokati i Popullit këtë e ka bërë pasi ka shqyrtuar dhjetëra ankesa të palëve të ndryshme që i ishin drejtuar këtij institucioni me kërkesën që këtë Ligj ta dërgonte në Kushtetuese. Me Ligjin për paga vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik është caktuar të jetë 105 eurosh. Ky ligj ka hyrë në fuqi nga data 5 shkurt e këtij viti. Ankesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit kishin deponuar Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarë komunalë të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë, infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësorë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe institucionet e grupe të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …