Duke folur për angazhimet e institucionit që drejton, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se që nga marrja e mandatit, kërkesa e tij e vazhdueshme drejtuar autoriteteve ka qenë aprovimi i Ligjit për Pagat. “E kemi bërë këtë sepse konsiderojë që mos harmonizimi i pagave në sektorin publik krijon situata diskriminuese të trajtimit të pabarabartë të zyrtarëve që punojnë në administratën publike dhe shtetërore dhe padyshim që do të insistojmë edhe më tej te Qeveria që ky Ligj të aprovohet sa më shpejt që të jetë e mundur” ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Ndërsa duke folur rreth çështjes së pagesë për rrymën e shpenzuar në veri, ai është cituar të ketë thënë se e tërë barra iu është ngarkuar qytetarëve të pjesës tjetër të vendit, duke theksuar se janë në pritje të vendimin e Gjykatës së Apelit. “Ne kemi pasur një situatë të tillë kur vendimin e zyrës për rregullatorin e energjisë me të cilën i ka ngarkuar me fatura qytetarët e Kosovë për energjinë e shpenzuar në veri kemi dërguar në gjykatën me padi në kontest administrativ. Ne presim vendimin e Gjykatës së Apelit sepse rasti është apeluar nga ZRrE. Edhe vendimet e fundit të Qeverisë të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve financiare KOSTT dhe KEDS padyshim që te ne kanë zgjuar interesim për t’i trajtuar këto raste, por ende nuk kemi qëndrim zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …