Avokati i Popullit ka nxjerrë një vendim përmes të cilit i rekomandon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që drejtohet nga ministrja Donika Schwarz që t’i bëjë publike shpenzimet për karburant të diplomatit, Prindon Sadriu, në periudhën kohore shkurt 2019-shkurt 2022. Gjithashtu. Avokati i Popullit ka konstatuar se ministria e Jashtme ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve për lejimin në qasje të dokumenteve publike në rastin e kërkesës për qasje në dokumente publike nga disa gazetarë. “Avokati i Popullit konstaton se në rastin e ankueses MPJD-ja ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve lidhur me mundësimin, përkatësisht lejimin për qasje në dokumentet publike në përputhje me kërkesën e parashtruar të ankueses, e drejtë kjo e garantuar me akte vendore dhe me instrumente ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e Avokatit të Popullit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …