Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët sepse s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

Avokati i Popullit ka konstatuar se Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët sepse s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Drejtuesi i këtij institucioni, Naim Qelaj ka thënë se me Ligjin për rritjen e pagës minimale, nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe rritjen e çmimeve, kështu duke ndikuar që qytetarët të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve. Ai ka thënë për Ekonomia Online se ndonëse ka një rënie në numrin e përgjithshëm të ankesave, shqetësimet e raportuara vazhdojnë të jenë të ndjeshme, sidomos në lidhje me zvarritjet në procedurat gjyqësore të cilat zgjasin me vite. “Këto çështje lidhen edhe me reformën në drejtësi dhe me vetë performancën e gjyqësorit si dhe me performancën e autoriteteve publike, që në situata të caktuara kanë prodhuar numër të madh të rasteve gjyqësore për shkak të çështjeve që nuk janë zgjidhur në procedurë administrative mirë” ka thënë mes tjerash, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …