Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka folur lidhur me ndërhyrjet dhe arrestimet që mund të kenë ndikuar në të drejtat mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë. Ai e konsideron këtë situatë si problematike, duke vënë theksin tek ndikimet e mundshme mbi mbrojtjen e të akuzuarve, një e drejtë e garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës, ka deklaruar Çelaj. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për faktin se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave që kanë mbajtur pozita të larta institucionale në Kosovë, duke theksuar ndikimin e mundshëm në perceptimin e qytetarëve për këtë gjykatë. I pyetur për rolin e institucioneve të Kosovës, Çelaj ka theksuar se ato nuk mund të ndërhyjnë në respektimin e të drejtave të të akuzuarve, pasi gjykata duhet të sigurojë vetë standardet demokratike dhe ndarjen e pushteteve,
Kontrolloni gjithashtu
Marko Prelec: Është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e …