Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka vlerësuar si legjitime kërkesën e përfaqësuesit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të ketë rinumërim të plotë të votave për të kthyer “kredibilitetin në procesin zgjedhor”, pas rasteve të keqpërdorimeve. Qelaj thotë se Kosova ka krijuar mekanizma të fuqishëm institucional, që beson se do të vendosin në mënyrë të drejtë për të gjitha kërkesat dhe ankesat që vijnë nga të gjitha partitë politike. Ndryshe në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ibrahim Selmanaj, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave për të kthyer “kredibilitetin në procesin zgjedhor”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …