Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se është shqetësues diskursi publik lidhur me Kodin Civil

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se është shqetësues diskursi publik lidhur me Kodin Civil. Sipas tij, Kodi  Civil dhe formulimi aktual i zgjidhjes së problemit të martesave ose zgjidhjes juridike të procedurave të martesave të personave me seks dhe gjini të njëjtë, nuk është i formuluar në përputhje me Kushtetutën. Për arsye se ky ligj, ky Kod Civil e rregullon njëjtë si Kushtetuta. Kushtetuta thotë duhet të rregullohet me ligj. Kodi Civil thotë duhet të rregullohet me ligj. Pra, e len të pazgjidhur dhe jo në përputhje me qëndrimet dhe kërkesat që i ka Kushtetuta. Ne nuk kemi nevojë për të hartuar ligje dhe për të përshkruar Kushtetutën, por kemi nevojë me hartuar ligje që në përputhje me parimet me vlerat kushtetuese, Kushtetutën e bën të zbatueshme në praktikë. Qelaj ka thënë se bojkoti i serbëve në regjistrimin e popullsisë është gabim. Është një e drejtë e pa sanksionuar në legjislacionin tonë dhe si e tillë mund të shfrytëzohet apo mund të mos shfrytëzohet nga qytetarët. Por, që e konsideroj gabim sepse mos regjistrimi i qytetarëve të komunitetit serb do të sjell pasoja për vet ata dhe unë besoj që kjo është një qasje e gabuar në raport me interesin dhe me të drejtat që i kanë vet qytetarët e këtij gabimi”, ka deklaruar Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …