AVOKATI I POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Ju njoftojmë qytetarët e komunës së Malishevës se Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Zyrës Rajonale në Gjakovë, të martën më 18 janar 2022, planifikon të organizojë takime me qytetarë “Dita e Hapur” në Komunën e Malishevës, prej orës 11:00 deri në ora 12:00. Në takimet me qytetarë do të merr pjesë edhe znj. Naile Alaj, Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Prandaj, mediet lokale (tv/radio) gjatë kësaj kohe do të kenë mundësinë e intervistës me znj. Naile Alaj, Zëvendëse e Avokatit të Popullit, me qëllim të promovimit të punës së IAP-së dhe praktikën e takimeve me qytetarët nëpër komuna gjatë Ditëve të Hapura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …