Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit publikoi Raportin Ex-officio nr.676/2022 në lidhje me arsimimin dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës

Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, publikoi Raportin me rekomandime Ex-officio nr.676/2022, që ka të bëjë me arsimimin dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës. 

Qëllimi i këtij raporti ka qenë vlerësimi i nivelit të harmonizimit të arsimimit të të rinjve në institucionet e arsimit të lartë dhe profesional në Kosovë, me kushtet e punës. Raporti analizon edhe kontekstin ekonomik, cilat janë vendet e punës në dispozicion në Kosovë dhe segmente tjera. 

Po ashtu, raporti ka analizuar qasjen në arsim dhe arritjeve arsimore, cila është qasja në arsim për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian, dhe fusha të tjera të përfshira në procesin e analizës. Raporti përfshin edhe analizën e ofertës dhe e kërkesës së fuqisë punëtore. 

Avokati i Popullit konstaton se pas analizës së legjislacionit përkatës, hulumtimeve të mëparshme, të politikave, të informatave dhe të të dhënave që i ka IAP-ja lidhur me çështjen, del se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim. Ky përparim, megjithatë, nuk ka qenë i barabartë në nënsektorë të ndryshëm për sa i përket pjesëmarrjes, përfshirjes dhe zhvillimit të të rinjve sipas nevojës dhe aftësive të tyre. 

Sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovës, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Kur është bërë analizimi i të dhënave që lidhen me kërkesën e tregut të punës, si punësimi, bruto produkti vendor sipas sektorëve ekonomikë dhe struktura e bizneseve, me numrin e nxënësve sipas profileve, ka dal që nuk janë në përputhje.

Raporti, ndër të tjera, ka gjetur se më shumë se 80 për qind e programeve profesionale kanë mungesë të materialeve dhe të teksteve të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në institucionet e arsimit profesionale, duke vështirësuar të mësuarit e duhur dhe praktik. 

Avokati i Popullit ka nxjerrë rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila ndër të tjera, rekomandohet që të hartoj politika dhe të ndërmarre masa konkrete që të sigurojë që sistemi i arsimit dhe aftësimit profesionale të jetë i ndërlidhur me kërkesat e tregut të punës. 

Po ashtu edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim është rekomanduar, ndër të tjera, që të kërkojë evidencë për ndërlidhjen e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës si dhe të mbajë statistikat për programet e studimit që nuk kanë përmbushur standardin për të qenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Raporti i plotë -> https://bit.ly/3ZKI6Ds 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …