leoni

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit publikoi Raportin lidhur me ndryshimin e plotësimin dispozitave për skemën e ndihmës sociale

Avokati i Popullit i ka përcjellë (13/07/2018) Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin me rekomandime përkitazi mbi ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4 të Ligjit nr. 04/l-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: neni 4 i Ligjit). Qëllimi i këtij raporti është t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4, të Ligjit i cili kushtëzon ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën pesë (5) vjeçare. Raporti gjithashtu arsyeton domosdoshmërinë e ndryshimit të nenit 4 të Ligjit në raport me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pasi me ketë kufizim po rëndohet edhe më shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Avokati i Popullit vëren se zbatimi i nenit 4 të ligjit ka shkaktuar që shumë familje në gjendje të rëndë materiale, të mbesin edhe pa ndihmën sociale, të cilën e gëzonin deri në momentin kur fëmija mbush pesë (5) vjeç. Pavarësisht faktit që janë bërë ndryshime të nenit 4 të Ligjit nr. 2003/15, kjo në fakt nuk e ka përmirësuar gjendjen e familjeve të varfëra me vet faktin e kufizimit të moshës së fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …