Deklarata e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit: Vendimet para e gjatë procesit të shpronësimit të pronave në veri, nga Qeveria nuk e kanë pasur qartësinë e duhur

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se vendimet para dhe gjatë procesit të shpronësimit të pronave në veri nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë pasur qartësinë e duhur sa i përket qëllimit legjitim, për të cilin është bërë shpronësimi. ka thënë që kjo ka bërë që të mos përmbushet në mënyrë të plotë kushti ligjor për ta bërë të ditur qëllimin e ligjshëm publik. Përveç argumentit të theksuar më sipër, Avokati i Popullit ka vërejtur se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë zhvilluar veprimet e tjera procedurale lidhur me çështjen e shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, duke nxjerrë vendime për shpalljen e atyre zonave me interes të veçantë, miratimin e vendimeve të tjera përcjellëse, mbajtjen e dëgjimeve publike dhe nxjerrjen e vendimit preliminar dhe përfundimtar, veprime këto të bazuara në Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme”, ka shkruar institucioni i Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …