Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Avokati i Popullit vizitoi Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar një vizitë zyrtare javën e kaluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjatë vizitës tre ditore atje, Avokati i Popullit u takua veç e veç me të paraburgosurit ndaj të cilëve është duke u udhëhequr procesi gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara ka pat mundësi që të diskutoj të gjitha çështjet me ta. Nuk u arrit të zhvillohet takimi vetëm me  z. Salih Mustafa, ndaj të cilit momentalisht i janë ndaluar vizitat dhe takimet ndërsa i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave, bazuar në vendimin e një Paneli Gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.

  1. Qelaj u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trandafilova dhe bashkëpunëtorët e saj me ç’ rast u njoftua për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

Vizita zgjati nga 9 deri 11 nëntor 2021, dhe qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën sa i përket procesit të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore në paraburgim e të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …