Në Gjykatën Speciale në Hagë, Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e mbrojtur të 16-in me radhë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Rexhep Selimit, kësaj radhe filloi të marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, pasi nga mbrojtja e të akuzuarve të tjerë nuk ka pasur kundërshtime. Pyetjet ka filluar t’i parashtrojë avokati Geoffrey Roberts, i cili ka kërkuar të kalohet në sesion privat. Paraprakisht, gjatë seancës ky dëshmitar ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit. Duke qenë se pjesa më e madhe e seancës ka qenë në sesion privat, nuk është e ditur nëse mbrojtësi i viktimave ka pasur apo jo pyetje për dëshmitarin e 16-të.
Kontrolloni gjithashtu
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46.788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110.453 numri i të plagosurve
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46 mijë …