leoni

Avokati i Sali Mustafës kundërshton prokurorinë që gjykimi të fillojë se shpejti, thotë se i duhet kohë deri në gusht

Avokati i Sali Mustafës kundërshton prokurorinë që gjykimi të fillojë se shpejti, thotë se i duhet kohë deri në gusht

Avokati mbrojtës i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone ka deklaruar se Prokuroria ka pasur vite për të kryer punën e vetë, ndërsa mbrojtja nuk janë në gjendje të paraqesin çështjen në një periudhë kaq të shkurtër. Ai deklaroi se duhet të lihet mbrojtja që të kryejë punën e vetë. Gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti se sa kohë do t’i marrin hetimet mbrojtjes së Mustafës, ndërsa avokati holandez tha se nuk pret që t’i përfundojë hetimet para gushtit. Në anën tjetër, prokurori Cezar Mihalchuk tha se nuk duhet aq shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Tutje avokati shtoi se është mirë që që pasi ti kemi përfunduar hetimet në një moment të thuhet se janë gati për gjyq. Gjithashtu avokati Von Bone tha se kanë pasur vështirësi në materialet e nxjerra nga prokuroria, meqë ka prej tyre që janë vetëm në gjuhën angleze. Kjo ka bërë që seanca të vijojë e mbyllur për publikun, derisa avokati të bëjë të ditur pjesët të cilat sipas tij nuk janë të përkthyera. Salih Mustafa nuk po merr pjesë në seancën e sotme, këtë e ka bërë të ditur paraprakisht me shkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …