Në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Speciale ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafa, avokati i Mustafës ka treguar që do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri më 5 prill. Mbrojtja e Mustafës thotë se misioni tjetër në Kosovë do të fillojë më 16 prill deri më 23 prill, ndërsa thotë se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët. Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …