Salih Mustafa

Avokati i Salih Mustafës, ka kërkuar prishjen e dënimeve për pikat 1, 3, 4 dhe zëvendësimin e tyre me lirim për secilën pikë

Avokati i  Salih Mustafës, ka kërkuar prishjen e dënimeve për pikat 1, 3 dhe 4 dhe zëvendësimin e tyre me lirime për secilën pikë, ose një urdhër për kthimin e çështjes te trupi gjykues apo nëse vërtetohet një të gjitha dënimet, ulje dënimi. Më 16 dhjetor të vitit  2022, Gjykata Speciale në Hagë, e kanë shpallur fajtor Salih Mustafën për krime lufte, duke e dënuar me 26 vjet burg. Në njoftimin për apel, avokati ka shënuar  të gjitha gabimet që pretendon se i ka bërë trupi gjykues i shkallës së parë. Mes tjerash thuhet se lidhur me politikën e dënimit të aplikuar në këtë rast, Paneli ka refuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë zbatimin e njërit prej parimeve më të qëndrueshme të ligjit penal të botës perëndimore, duke shkelur kështu të drejtat kushtetuese të ankuesit.  Po ashtu, thuhet se trupi gjykues ka gabuar duke mos marrë parasysh në çdo rast praktikën e përgjithshme të dënimit të ish-Jugosllavisë në kohën e kryerjes së dënimit dhe duke mos dhënë arsye për largimin nga praktika e përgjithshme e dënimit të ish-Jugosllavisë në kohën e kryerjes së veprave të pretenduara. Trupi gjykues bëri gabim duke mos marrë parasysh gamën e dënimeve të shqiptuara ndaj personave të dënuar për vepra të ngjashme në gjykatat e  tjera të Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …