Avokati i Salih Mustafës, njofton se sot pritet të mbahet konferenca përgatitore pasi ai ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe të provave. Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues 1 dhe në pajtim me Rregullën 119 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Gjykatës Speciale mbrojtja e z. Salih Mustafa paraqet materialin për çështjen e mbrojtjes”, thuhet në shkresë. Lista e dëshmitarëve dhe provave, që përmban informacionin e përcaktuar në Rregullën 119 dorëzohet si konfidenciale sipas Aneksit 1 dhe Aneksit 2 të këtij parashtrimi. Sipas shkresës, mbrojtja ka ndërmjetësuar me Zyrën e Prokurorisë në lidhje me listën e propozuar të provave. Kurse, sa i përket autenticitetit nuk ka pasur kundërshtime dhe janë bërë disa vëzhgime. “Mbrojtja dorëzon me këtë dokument, materialin sipas Rregullores së Punës dhe Provave, për të paraqitur një rast të Mbrojtjes”, thuhet në fund të shkresës. Sot pritet të mbahen konferencat përgatitore të mbrojtjes. Pasi Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale e ka përfunduar paraqitjen e çështjes së saj në gjykimin e Salih Mustafës. Tanimë pritet që çështjen e saj të fillojë të paraqes mbrojtja, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …