Avokati i mirënjohur në Shqipëri, Idajet Beqiri, ka deklaruar se Ilir Meta ka një minierë zinku, në Kongo. Kjo një çështje që rëndon mbi kurrizin e Ilir Metës, pasi ai duhet të japë llogari deri në një, për minierën e zinkut që ka blerë në Kongo. Me çfarë lekësh e bleu? Me floririn e shqiptarëve. E ka blerë Ilir Meta për 300 milionë dollarë. Në këmbim të kësaj i ka kërkuar Kongo që të ndërtojë një spital, nga më të mëdhenjtë në Kongo dhe e ka ndërtuar falas Ilir Meta, me Kastriot Ismailajn. Madje kanë ndërtuar edhe një shkollë nga më modernet falas, se ia donin në këmbim të blerjes së minierës. Nga ajo minierë Kongo merr miliona euro taksa nga Meta, Ismailaj”, tha Beiqri. Ai tha se kryetari i SPAK-ut Altin Dumani do ta lirojë Sali Berishën nga arresti shtëpiak, brenda muajit maj. Kjo do ishte një rrufe në qiell të hapur që të pa-fajësohej krimineli më i madh i këtij vendi, atij që ka bërë dëme të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po doli ai i pafajshëm në këtë vend nuk dënohet më njeri”, tha avokati, Idajet Beqiri.