Avokati, Kujtim Kërveshi ka reaguar pas rastit në Shtërpcë, ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21 vjeç. Avokati ka reaguar pasi edhe nëna e të riut të plagosur në Shtërpcë tha se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e pastaj plumbi ka goditur djalin e saj. Pas kësaj deklarate, Kërveshi thekson se mbyllet debati dhe se në këtë rast s’kishte asnjë motiv etnik. Ai shkruan se madje i ofron edhe mbrojte ligjore nëse është e nevojshme personit të arrestuar. E marr në mbrojte ligjore veç le të lajmërohet familja nëse ai nuk e ka atë mundësi! Këta në Shtërpcë pas kësaj kanë bërë përpjekje për t i manipuluar provat. Ky rast penal mori fund, ka shkruar avokati, Kujtim Kërveshi.
