Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka publikuar raportin nga vizita në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Avokati i Popullit u ka përcjell autoriteteve përgjegjëse Raportin nga vizita më 7 dhe 19 tetor 2016 në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, e realizuar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i Avokatit të Popullit, në pajtim me nenin 17 të Ligjit 05/L-019 për Avokatin e Popullit.  Sipas raporti të lëshuar nga ky institucion konstatohet se Qendra Korrektuese dhe qendrat tjera ku mbahen të paraburgosurit dhe të dënuarit, ende nuk kanë mundësi të bëjnë kontrolle sistematike për tuberkulozë dhe sëmundje transmetuese të dëmshme, siç janë: TBC, HBS, HCV dhe HIV, prandaj inkurajon autoritet relevante të ndërmarrin hapa për kontrolle gjithëpërfshirëse mjekësore dhe që në regjistra të futen më shumë hollësi lidhur me shkaqet e lëndimeve trupore dhe vetëlëndimeve, përfshirë edhe fotografitë së bashku me datën e ngjarjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …