Avokati i Popullit kërkon nga mediat që mos të publikojnë emrat e personave në karantinë

Avokati i Popullit ka reaguar kundër numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën Supreme

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari  ka reaguar kundër  numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën Supreme. Ai ka pranura rreth 49 ankesa lidhur me trajtimin e lëndëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Në një raport të publikuar, ky institucion ka ngritur shqetësim për zvarritje të lëndëve, çka sipas tyre, ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Në raport konstatohet se grumbullimi i lëndëve për Dhomën e Posaçme është rezultat i numrit të kufizuar me ligj të gjyqtarëve, zëvendësimit të shpeshtë të tyre, në veçanti të atyre ndërkombëtarë. Ndërkohë Kryetari i Dhomës së Posaçme, pranon se ky raport e paraqet gjendjen jo të mirë të kësaj gjykate. Në përmirësimin e situatës në këtë institucion, Avokati i Popullit ka rekomanduar Këshillin Gjyqësor që t’i ofrojë mbështetje në aspektin organizative dhe operativ.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …