Fajësojnë komunën për vdekjen e dy fëmijëve në Kolovicë

Avokati i Popullit kërkon hetime për vdekjen e dy fëmijëve të familjes Mramori

Avokati i Popullit dhe koalicioni i organizatave jo-qeveritare për mbrojtjen e fëmijëve, i ka shprehur ngushëllime familjes Mramori për humbjen e dy fëmijëve si pasojë e gropës së hapur në lagjen Kolovica të Prishtinës. Përmes një kumtese për medie, Avokati i Popullit ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që t’i ofrojnë familjes Mramori ndihmë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme. Sipas këtij institucioni, rasti i fundit i humbjes së jetës së fëmijëve nga fatkeqësitë e shkaktuara nga faktori njeri, dëshmon për mungesën e qasjes institucionale për mbrojtjen e jetës. Në komunikatë bëhet thirrje që autoritetet publike të nisin hetimet për këtë rast si dhe të bëhen hulumtime për humbjen e jetës së fëmijëve në Kosovë, me qëllim që të konstatohen arsyet dhe faktorët që shkaktojnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …