leoni

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit: Si pasojë e diskriminimit dhe pabarazisë, gruaja vazhdon lehtësisht t’i ekspozohet dhunës

Në një deklaratë nga Zyra e Avokatit të Popullit drejtuar medieve thuhet se, “si pasojë e diskriminimit dhe pabarazisë shoqërore, gruaja vazhdon lehtësisht t’i ekspozohet dhunës. Dhuna ndaj gruas paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbetet problem shqetësues, përballë të cilit, autoritetet përgjegjëse, por edhe shoqëria si tërësi, nuk guxojnë të heshtin. Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, shënon fillimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas, jo si fushatë e shkëputur dhe e kufizuar në kohë, por si intensifikim i përpjekjeve globale për ta parandaluar  dhunën ndaj gruas. Kosova ka një bazë solide ligjore për mbrojtjen nga dhuna në familje, përfshirë këtu edhe Ligjin për kompensim të viktimave të krimit,  i cili, përkundër faktit se u njeh viktimave të dhunës në familje të drejtën e kompensimit financiar, si viktima të veprave të dhunshme penale, vazhdon të jetë i pazbatueshëm” thuhet mes tjerash në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi një orë duhet pritur për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë

Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …