Gjykata Speciale

Avokati, Skender Musa, ka deklaruar se shumica dërrmuese e provave të Gjykatës Speciale janë siguruar nga autoritetet e Serbisë

Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale, dje largoi 20 të ashtuquajtur “viktima” nga procesi i gjykimit kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë. Duke folur lidhur me këtë rast, Avokati Skender Musa ka deklaruar se ka viktima të rrejshme, dëshmitarë dhe prova të rrejshme. Pothuajse shumica e provave janë prova të siguruara nga autoritetet e Serbisë. Nuk pritet që Serbia të dërgojë material që shkon në favor të UÇK-së. Tash mund të ketë dëshmitarë dhe palë të dëmtuara që do të vërtetohet se nuk janë palë të dëmtuara, do të ketë edhe dëshmitarë që gjatë dhënies së dëshmive janë vënë në lajthim. Avokati, Skënder Musa tha se tashmë është vërtetuar se personat në fjalë nuk kanë qenë fare viktima të kësaj aktakuze. Çdo kallëzim penal i rrejshëm është vepër penale. Tani duhet të bëhet kallëzim penal dhe të ngrihet aktakuzë ndaj tyre. Gjykata nuk ka arsye që këta t’i mbajë fshehtë, mund t’i bëjë publike emrat e tyre nëse e sheh të nevojshme që të njoftohet opinionin publik me gënjeshtarët, tha avokati, Skënder Musa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …