Avokati Skender Musa, sa i përket procesit të Gjykatës Speciale dhe dëshmitarëve të shumtë ka thënë se pavarësisht se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, duhet të merret edhe pajtimi nga ana e mbrojtjes dhe të akuzuarve, ka raste kur prokuroria kërkon të hiqet dorë nga dëgjimi i një dëshmitari, mirëpo kërkon që dëshmia e tij e dhënë të shqyrtohet si provë. Është edhe metoda tjetër, kur që prokurori heq dorë në tërësi nga dëshmia e dhënë dhe ato dëshmi nuk shqyrtohen nga trupat gjykuese. Natyrisht që dëshmitarët që propozohen që të lexohen dëshmitë e tyre nëse janë kundër të akuzuarve dhe mund të konsiderohen të rrezikshme për mbrojtjen duhet të kundërshtohen nga ana e mbrojtësve,” shtoi Musa. Numri i dëshmitarëve do të reduktohet, sepse çdo person që ka qenë i gatshëm të flasë kundër UÇK-së, konsideroj që është marrë si dëshmitar nga frika se nuk do të ketë dëshmitar kredibil. Nga fillimi i Gjykatës Speciale kam menduar se numri do të reduktohet, numri i dëshmitarëve që nuk kanë asnjë lloj informacioni dhe nuk mund të dëshmojnë asgjë dhe numri i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes mund të zvogëlohet.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …