Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabueshëm në rastin e Salih Mustafës, pasi e ka shkelur parimin e ligjshmërisë, që garanton secilit person të akuzuar që ndaj tij zbatohet ligji më i favorshëm, ka thënë ai. Ligji shumë qartë e sqaron që ndaj të akuzuarit zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale. Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale ka qenë në fuqi ligji penal i ish-Jugosllavisë, i cili për vepra të tilla ka paraparë dënim me të paktën 10 vjet, ose dënim me vdekje. Siç e dimë ne të gjithë pas luftës në Kosovë, me rregulloren e UNMIK-ut, dënimi me vdekje është hequr dhe ligji penal i ish-Jugosllavisë nuk ka paraparë dënim më të lartë sesa dënimi me burg deri në 15 vjet. Gjykata ka zbatuar gabueshëm rregulloren mbi Gjykatën Speciale sepse në këtë rast është dashur që të zbatohet ligji penal i ish – Jugosllavisë pa dënimin me vdekje dhe dënimi maksimal me burg mund të shqiptohej deri më 15 vjet burg”, ka thënë, avokati, Tahir Recaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …