Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se pritet që shumë shpejt të ngriten aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë për mediet se aktakuzat – së paku një pjesë e tyre – janë të përgatitura, duke shtuar se “prokurori Clint Wiliamson, në raportin e tij të para dy viteve ka treguar se shumë e aktakuzave janë të gatshme”. “Aktakuzat e përgatitura më herët do të dorëzohen Në Gjykatën Speciale. Pritet që kjo verë të jetë e nxehtë. Kjo gjykatë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shqiptarët në përgjithësi dhe për UÇK-në”, ka shtuar Gashi. Sipas tij, nuk do të bëhen publike të gjitha akuzat përnjëherë, që nuk do të thotë se nuk do të akuzohen më vonë. “Dikush vazhdimisht do të jetë në gjendje stresi, nga ata që pritet të akuzohen. Gjykata Speciale do të zgjasë prej 10 deri ne 15 vitet e ardhshme”, ka theksuar ai. Gashi ka thënë se nëse dikush shpallet fajtor mund të marrë dënim me burg të përjetshëm. “Nuk e din askush si do të kalon. Vuajtje shpirtërore është qëndrimi në burg”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …