Xhevdet Smakiqi: KPK duhet të marrë vendim që prokurorët e sulmuar e të etiketuar, Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi, të merren në mbrojtje

Avokati, Xhevdet Smakiqi, kritikoi ministren e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, për sulmet që po ia bën Këshillit Prokurorial të Kosovës

Avokati, Xhevdet Smakiqi, kritikoi ministren e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, për sulmet që po ia bën Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai ka shkruar se “Ministrja e pa-drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe nuk din edhe gënjen! Shihni nenin 21 te Ligjit antikushtetues të miratuar me urdhër të Albin Kurtit që nga hyrja në fuqi e këtij ligji për dy vjet deri më 11.01.2026 ta mbushin KPK me anëtarë jo prokurorë pra me militantë si Gani Jakupi që pastaj KPK-ja të shndërrohet në zyre ligjore të Vetëvendosjes. Prandaj kur ambasadorët e QUINT-it, Komisioni Evropian, KiE-ja Komisioni i Venecias nuk ta pranon se keni miratuar një ligj me standarde jo të BE-së për të garantuar pavarësinë e KPK-se, ti si ministre e MD-së edhe nuk di edhe po rrenë. Qeveria Kurti është duke dëshiruar që KPK-në ta shndërrojë në departament të Vetëvendosjes, saktësoi avokati, Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …