leoni

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Avokatit të Hashim Thaçit i refuzohet apeli mbi vendimin e gjyqtarit paraprak, lidhur me mocionin kundër aktakuzës së re

Avokatit të Hashim Thaçit, iu ka refuzuar leja që të apelojë vendimin e gjyqtarit paraprak mbi mocionin e mbrojtjes ndaj aktakuzës së re, ku pretendonte  se akuzat e reja të konfirmuara janë me të meta. Ata kishin aplikuar për leje për ankesë ndaj vendimit të kundërshtuar për katër çështje. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, ka aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …