Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesvari Alagendra në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë. Në fjalën e saj, avokatja tha se pas shkurtit të vitit 1999 nuk ka asnjë dëshmi se Krasniqi ishte zëvendës-komandant i UÇK-së. Jakup Krasniqi nuk do të duhej të akuzohej fare nga Gjykata Speciale, me këtë rast Prokuroria ka dështuar në përpjekjen e saj të jap argumente për fajësinë e tij. Kam besim që gjatë gjithë këtij gjykimi ju do të shihni si Prokuroria ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjen e saj për të provuar çështjen kundër Krasniqit, do të shikoni po ashtu se ai nuk do duhej të akuzohej fare. Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake. Pretendimi i Prokurorisë se z. Krasniqi ishte komandant me kontroll efektiv mbi luftëtarët bie tërësisht poshtë. Ai ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe ne të gjithë e dimë shumë mirë se carë roli ka zëdhënësi, saktësoi avokatja Alagendra.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …