Avokatja, Artene Iseni ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se do të amnistohen sulmuesit e “27 Prillit” teksa shtriu dorën e pajtimit. Ajo ka shkruar se Kuvendi i Maqedonisë ka hapur debat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Në fjalën e tij kryeministri Zaev, një ndër viktimat dhe cak kryesor i sulmit të 27 prillit 2017, në Parlamentin e Maqedonisë bëri thirrje për falje dhe shtriu dorën e pajtimit. Falja doemos se duhet të përfshinte edhe këto ngjarje tragjike të 9 majit për të dënuarit e rastit Kumanova. Nga falja për ngjarjet 27 prillit Maqedonia tregon pjekuri se më në fund Shtetin e qeverisin demokratë me orientim evropian e civilizues. Nga falja e 9 majit Maqedonia tregon zotësi për të jetuar në fqinjësi të mirë dhe siguri ndërshtetërore me gjitha shtetet kufitare, posaçërisht me Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …