Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, mori në pyetje, dëshmitarin, Steven Russell lidhur me një deklaratë pa fakte

Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, mori në pyetje, dëshmitarin, Steven Russell lidhur me një deklaratë pa fakte

Avokatja e Hashim Thaçit Nina Tavakoli i tha dëshmitarit Steven Russell se ai më herët ka thënë se gjatë një fjalimi në Gjilan, i mbrojturi i saj kishte deklaruar se nuk dëshironte një Kosovë multietnike. “Ju thoni se fjalimi i Thaçit ishte armiqësor dhe ishte kundër multietnicitetit, pra që Thaçi nuk parashikonte një Kosovë multietnike dhe që ai ka dhënë një tregues që serbet nuk ishin të mirëpritur”, tha Tavakoli. Ajo tha se asgjëkund nuk i ka thënë Thaçi gjërat për të cilat pretendon dëshmitari. Ai foli për Luginën e Preshevës dhe në ato rajone dhe foli që të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre dhe që kjo ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244”, tha dëshmitari Russell pasi e dëgjoi sërish fjalimin e Thaçit. “Nuk dua të jem e pasjellshme por nuk jam e interesuar për këtë. Ju keni dhënë dëshmi ku keni thënë se keni dëgjuar z. Thaçi që ka thënë disa gjëra. Unë ua lëshova incizimin dhe nuk ka asgjë të tillë, pastaj dy artikuj gazetash të botuara ku nuk thuhet asgjë çka thoni ju. Unë po ju them që jeni gabim. Në qoftë se ju nuk pajtoheni e mua e ndalojmë këtu se nuk kemi nevojën të vazhdojmë me tej”, tha Tavakoli. Më pas dëshmitari tha se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim edhe sa i takon pjesës ku kishte deklaruar për Mitrovicën ku sipas tij, serbet nuk ishin të mirëpritur atje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …