Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës dëshmitarit John Clarke, ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Sllobodan Millosheviqit për masakrën e Reçakut. Profesori, sipas avokates ishte Stadica Dobricanin, për të cilin dëshmitari tha se me këtë person nuk ka pasur asnjë kontakt personal ose profesional, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Doktor Clarke, a e dini ju që Stadica Dorbricanin ka qenë dëshmitar i mbrojtjes për gjykimin e Millosheviqit në TPNJ dhe madje ka qenë dëshmitar fakti në mbrojtjen e Millosheviqit për masakrën e Reçakut që besoj se e njihni, a e dini ju këtë?”, tha Alagendra. Jo, nuk e dija këtë”, tha Clarke. Dëshmitari u pajtua që mjekët e autopsisë duhet të jenë profesionalë dhe anshmëritë nacionaliste, ideologjike. Ai mohoi se mori informacion nga Prokuroria për anshmëritë politike dhe profesionale të profesor Dobricaninit, të cilat mund të kenë ndikuar në përfundimet e tij. Me pas, avokatja kërkoi që t’i prezantohet një dokument, por kundërshtoi prokurori James Pace.
Kontrolloni gjithashtu
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të …