Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e fshehtësisë të raportit të ekspertit, Goodwin

Avokatja e Kadri Veselit, Collin Rohan, kërkoi sërish sqarim për pjesën e konfidencialitetit të raportit të ekspertit, William Gudwin. Kryegjyqtari Smith tha se do të veprohet siç është vepruar tani dhe nuk do të përmenden emra. Më pas kryegjyqtari tha se raporti dhe letra me udhëzime do të publikohet e redaktuar. Avokatja e Kadri Veselit, Collin Rohan, ka thënë se individët që janë publikë duhet të përmenden me emra. Duke marrë parasysh këtë, dy nga 26 viktimat e mundshme janë të redaktuara dhe këtë do t’i përmendim dhe në rrethana kur anëtaret e familjes janë të identifikueshëm atëherë këto nuk duhet të jenë publike. Por individët që janë publikë, të paktën unë gjykoj që duhet t’i përmendim me emra. “Arsyeja se pse ne nuk e bëjmë këtë publike është për arsyeje se një viktimë e caktuar apo një dëshmitar ka masa mbrojtëse në sallën e gjyqit. Po ashtu ka pasoja psikologjike që mund të kenë viktimat, dëshmitarët, të afërmit dhe t’i mbrojmë”, ka thënë prokurori Xhejms Pejs.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja në Mitrovicë gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, tuboi qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur, AAK, PDK, LDK

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke …