Problemi i refugjatëve nga Lindja e Mesme ka qenë krye-temë e takimit të sotshëm midis komisionerit evropian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos dhe ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri. Komisioneri evropian ka përshëndetur planin e emergjencës të përgatitur nga Qeveria shqiptare në rast të ndonjë vale të emigrantëve. Duke tërhequr vërejtjen se ngritja e mureve do të minonte sistemin e vlerave dhe parimeve të BE-së, komisioneri Avtamopolous ka përkujtuar kohën kur miliona shqiptarë pas rënies së komunizmit gjetën strehim në vendet e tjera, duke përcjellë mesazhin se tani është radha e Shqipërisë që të ndihmojë Greqinë në situatën ku ndodhet. Ai i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve në Tiranë, të cilët e pyetën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lidhur me këtë, komisioneri Avramopulos ka vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim, por ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të përshpejtojnë përpjekjet për përmbushjen e standardeve të kërkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …