leoni

Avramopulos: Të plotësohen edhe 8 kushte, për të siguruar liberalizimin e vizave

Komisioneri
evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopulos, ka bërë të ditur se
Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në drejtim të plotësimit të kushteve për
heqjen e regjimit të vizave. Komisioni Evropian, sipas tij ka miratuar raportin
e tretë dhe të fundit të Kosovës për përmbushjen e kushteve për liberalizimin e
vizave. Duke nënvizuar disa nga ngecjet, siç janë shteti i së drejtës dhe lufta
kundër korrupsionit, Avramopulos tha se Kosova duhet t’i plotësojë edhe tetë
standarde për të bërë të mundur liberalizimin në fillim të vitit të ardhshëm. “Sa
më shpejt që Kosova të përmbush këto standarde, komisioni do të propozojë
heqjen e vizave”, theksoi komisioneri evropian. Ndërkohë,
për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e
vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …